“Kryevepra” e Bale nuk mjafton ndaj Legia-s (VIDEO)

02/11/2016 00:00

Legia e Varshavës dhuroi surprizën e mbrëmjes në Champions League, duke e ndaluar Realin e Madridit në një barazim 3-3.

Gareth Bale shënoi një gol të jashtëzakonshëm pas vetëm 60 sekondash loje. Uellsiani mori një top në krahun e djathtë të sulmit dhe me një goditje të fuqishme fluturimthi e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga portieri polak. Reali shënoi edhe golin e dytë në pjesën e parë me anë të Benzema.

Por më pas vendasit bën surprizën duke shënuar jo një, as dy, por tre gola dhe 7 minuta para fundit të ndeshjes, kampionët në fuqi të Champions League u gjendën në disavantazh.

Megjithatë, nuk ishte e shkruar që Legia të merrte 3 pikët nga kjo ndeshje, pasi kroati Kovacic barazoi në minutën e 85 rezultatin në 3-3.

Pas këtij barazimi, Reali zbret në vendin e dytë në grupin F me 8 pikë, ndërsa në vendin e parë me 10 pikë ndodhet Dortmund.

Top Channel