E ardhmja e Kosovës, ekipi i FIFA zbarkon në Prishtinë

02/11/2016 00:00

Për herë të tretë brenda një viti, qeveria e futbollit botëror ka vendosur në fokus Kosovën me një vizitë në Prishtinë të delegacionit nga institucioni më i lartë i sportit më popullor në planet.

Një delegacion i FIFA-s do të qëndrojë në Kosovë për disa ditë, për t’u takuar me shumë faktorë dhe partnerë të FFK-së për të bashkëbiseduar për rrjedhat dhe zhvillimet në futbollin e shtetit shqifolës që këtë edicion është përfshirë për herë të parë në eliminatoret e një turneu.

Delegacioni  i FIFA-s pati një takim me përfaqësues të klubeve e më pas edhe me mediat, që i cilësoi pjesë të rëndësishme të futbollit. Qeveria e futbollit botëror u interesua për kushtet, për mënyrën se si informohen mediat, për problemet, vështirësitë dhe gjetjen e mënyrës për tejkalimin e tyre.

Në arenën ndërkombëtare, skuadra e trajnerit Bunjaku po përgatitet për eliminatoren e radhës për botërorin 2018, atë ndaj Turqisë në 12 nëntor.

Top Channel