Rama: Dakordësia me FMN, përgjigje kritikëve

02/11/2016 00:00

Për kryeministrin Edi Rama, dakordësia e plotë me FMN për projekt-buxhetin 2017 është një “përgjigje shembullore” për gjithë politikanët dhe ata që i ka quajtur “shkarrashkruesit e kazanit”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka deklaruar se reformat e thella të ndërmarra nga qeveria e tij po fillojnë të japin këto rezultate:

1. Hera e parë që 100 milionë dollarë jepen në një buxhet të vetëm vjetor për rritje rrogash e pensionesh;
2. Rrogat e pensionet rriten për herë të parë duke ulur ndjeshem borxhin publik;
3. Borxhi Publik ulet ne 69.1% të PBB, paralelisht me rritjen e rrogave e të pensioneve;
4. Defiçiti ulet në -2%, më i ulëti në historinë e financave publike (deri sot më i ulëti në 25 vjet, ishte -3.1%);
5. Defiçiti primar plus 0.7%, më pozitivi në historinë e financave publike të 25 vjetëve të fundit;
6. Rritja ekonomike shkon në afro 4% (në 2013 ishte nën 1%).

Top Channel