Abrashi në formacionin e javës në Europë

02/11/2016 00:00

“France Football” ka përfshirë në formacionin e javës të ligave më të forta të kontinentit edhe mesfushorin shqiptar Amir Abrashi.

“Pitbulli” arriti të shënojë në fundjavë golin e tij të parë në Bundesligë me skuadrën e tij të Freiburgut ndaj  Werder Bremen duke zhvilluar një takim fantastik dhe paraqitja e tij nuk ngeli pa u vënë re.

Fillimisht kuqeziu u përfshi në formacionin ideal të javës së 9-të të Bundesligës, ku përkrah tij ishte edhe kuqeziu i Koln, Mërgim Mavraj, ndërsa tashmë erdhi edhe vlerësimi në rang kontinental. Sipas “France Football”, Abrashi bën gjithçka i vetëm për të qenë motori i mesfushës së Freiburgut.

Në “Formacionin më të Mirë” të javës në Europë, përkrah Abrashit në mesfushë ndodhen edhe nigeriani Victor Moses i Chelsea-t, polaku Karol Linetty i Sampdoria-s dhe belgu Yannick Carrasco i Atletico Madrid, që përballë Malagas realizoi dy gola, për një total prej 6 rrjetash në harkun e 15 ditëve. Në sulm nuk mungonin emra të mëdhenj si Higuain Ronaldo.

Në prag të një ndeshjeje të rëndësishme kualifikuese si ajo ndaj Izraelit në nëntor, për trajnerin e kombëtares shqiptare Giani de Biasi këto janë sinjale të mirë nga të paktën këto dy lojtarë të Bundesligës, ndërsa shqetësuese mbetet situata e Sadikut, i cili është akoma në fazën e rehabilitimit pas dëmtimit.

Top Channel