Gara për kreun e KQZ-së, mes Denar Bibës e Koli Beles. PD eliminon Lefterije Luzin

02/11/2016 00:00

Komisioni i Ligjeve nuk arriti dot kuorumin prej dy të tretash të anëtarëve që të provonte nëse ndonjë nga 4 kandidatët për kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të përmbushte këtë kriter që përjashton garën në seancë plenare.

Nga numërimi rezultoi se të katër kandidatët morën numër të barabartë prej 12 votash, por vetëm dy prej tyre do të shkojnë për votim në seancë.

Se kush do të shkojë, këtë e përcaktoi Partia Demokratike, e cila, megjithëse nuk u bë pjesë e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e la gjurmën e vet në proces.

Kodi elektoral i jep të drejtën opozitës të eliminojë dy prej 4 kandidatëve në garë dhe Partia Demokratike eliminoi kryetaren që zgjodhi vetë 4 vjet më parë, Lefterie Luzin dhe një kandidate tjetër të panjohur për publikun.

Tani janë në garë dy kandidatë. Nënkryeyari aktual i KQZ-së, Denar Biba dhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjitikës, Koli Bele.

Se cili do të jetë kryetari i ri i KQZ-së, këtë do ta vendosë mazhoranca në seancën e së enjtes.

Top Channel