Messi, sherr me lojtarët e City-t në dhomat e zhveshjes

02/11/2016 00:00

Lionel Messi nuk e ka kapërdirë humbjen e pësuar ndaj Manchester City-t në Angli mbrëmjen e së martës dhe në mediat britanike raportohet për një incident mes argjentinasit dhe lojtarëve vendas në përfundim të ndeshjeve.

Sipas asaj që shkruajnë mediat sportive britanike, Messi është përplasur me disa futbollistë të City-t në dhomat e zhveshjes në përfundim të takimit.

Ai, siç duket, nuk ka pëlqyer komentet e bëra prej disa prej tyre që e kanë ngacmuar pas fërshëllimës përfundimtare. Ka disa raportime që thonë se në një moment, argjentinasi u është vërsulur lojtarëve kundërshtarë deri në dhomat e zhveshjes.

Incidenti konfirmohet edhe nga Kun Aguero. Ky i fundit thotë se në një moment pati shkëndija edhe mes vetë atij dhe Lionel Messit, por që u sqaruan shpejt.

“Ndjehej shumë keq për humbjen. Askush nuk ka dëshirë të humbasë dhe Messi nuk ishte në një ditë që humbja pranohet”, deklaroi Aguero.

Manchester City fitoi 3-1 ndaj Barcelonës. Goli për katalanasit u shënua nga Messi.  

Top Channel