Teleskopi gjigant mund të spostohet në Spanjë

02/11/2016 00:00

Projekti për një prej teleskopëve më të mëdhenj në botë mund të detyrohet ta ndryshojë pozicionimin e tij në një kontinent tjetër.

“Thirty Meter Telescope” (TMT) ishte parashikuar të ndërtohej në Hauai, por u ndesh me kundërshtimin e ashpër të grupeve indigjene, që e konsiderojnë zonën e propozuar si të shenjtë.

Një alternativë e mundshme, sipas bordit të TNT-së, janë ishuj Kanarie në Spanjë. Projekti prej 1.4 miliardë dollarësh do t’iu mundësojë ekspertëve të studiojnë universin e hershëm dhe atmosferën e ekzoplaneteve.

Ai do të jetë një prej observatorëve më të mëdhenj, bashkë me teleskopin europian (E-ELT) dhe “James Webb”, dhe pritet të vihet në shërbim të astronomisë pas vitit 2020.

Qielli përgjithësisht pa re mbi Paqësor, avujt e ujit me presion të ulët atmosferik dhe veçori të tjera i bëjnë kushtet në Mauna Kea të Hauait, mes më të mirave në botë për astronominë.

Top Channel