Libohovë, papunësia rritet ndjeshëm

02/11/2016 00:00

Banorët e Libohovës vijojnë të përballen me problemin e madh të papunësisë si një ndër shqetësimet kryesore të zonës përgjatë viteve të fundit.

Qyteti i Libohovës ka pak biznese të cilat janë kryesisht bare apo restorante, ndërsa punësimet në institucionet shtetërore janë të papërfillshme.

Banorët pohojnë se fenomeni i papunësisë është shumë i ndjeshëm, kryesisht për të rinjtë.

Vitet e fundit banorët e Libohovës kanë rikthyer traditën e mbledhjes së bimëve medicinale si një mundësi vetëpunësimi për të siguruar të ardhurat familjare.

Top Channel