Johnny Depp në një rol të ri

02/11/2016 00:00

E kemi parë si pirat të guximshëm e kapelebërës të çmendur, por lidhjen e tij të fortë me botën e fantazisë, Johny Depp e konfirmon sërish me pjesëmarrjen në serinë e dytë të sagës “Fantastic Beast”, të shkruar nga autorja e Harry Potterit, J. K. Rowling.

“Hollywood Reporter” dhe “Variety” raportojnë se 53-vjeçari do të jetë protagonist i serisë pasardhëse të filmit, që do të shfaqet në kinematë botërore nga data 18 nëntor.

Studiot e “Warner Bross” nuk e konfimuan zyrtarisht pjesëmarrjen e Depp, ndërsa një përfaqësues i kompanisë refuzoi të komentonte i pyetur nga mediat.

Deri më tani, shumë pak dihet për subjektin e “Fantastic Beasts”, ku aktron fituesi i çmimit “Oscar”, Eddie Redmayne, me një skenar të shkruar nga Rowling, personazhe të reja, dhe një histori që zhvillohet në Nju Jorkun e 1926-s, e që i paraprin librave e filmave Harry Potter.

Rowling zbuloi më herët, gjatë këtij muaji, se “Fantastic Beasts” do të jetë i pari i 5 filmave që do të shpalosin një botë të re magjike, me në fokus fuqizimin e magjistarit Gellert Grindelëald dhe rivalitetin e tij me Albus Dumbledore, kryemagjistarin popullor nga historitë “Potter”.

Shtatë librat “Harry Potter” të Rowling u shitën në më shumë se 450 milionë kopje në të gjithë botën, ndërsa filmat e bazuar te to grumbulluan më shumë se 7 miliardë dollarë nga arkëtimet globale.

Top Channel