ATP Paris, kualifikohen Raonic dhe Berdych

02/11/2016 00:00

Milos Raonic dhe Tomas Berdych u kualifikuan për në raundin e tretë të Turneut Masters të Parisit. Tenisti kanadez mundi Pablo Carreno Bustan me rezultatin 2-0 për të siguruar vendin në 1/8 e finaleve të turneut francez. Setin e parë Raonic e fitoi me tie break 7-6, ndërsa të dytin e mbylli 6-4.

Tomas Berdych vuajti më shumë në përballjen e tij me portugezin Joao Sousa të cilën e mbylli me rezultatin 2-1. Berdych fitoi setin e parë 6-3, por Sousa barazoi gjithcka duke fituar të dytin 6-3. Në setin final loja ishte e barabartë deri në 5-5, më pas Berych fitoi dy gamet e fundit për të mbyllur atë 7-5

U kualifikuan për në raundin e tretë të Turneut Masters të Parisit edhe Feliciano Lopez, Viktor Troicki dhe amerikani John Isner.

Top Channel