NBA, Cleveland, fitorja e 4-t radhazi

02/11/2016 00:00

Cleveland vijon serinë e fitoreve në NBA. Skuadra kampionë në fuqi mundi këtë radhë Houston Rockets në Quicken Loans Arena 128-120, duke regjistruar një bilanc me 4 fitore e asnjë humbje, gjë që nuk i ndodhte që në sezonin 2000/2001. James Harden shënoi 41 pikë për Houston por kjo nuk i mjaftoi skuadrës teksane të mposhtë Cavaliers për të cilën spikati Irving me 32 pikë dhe LeBron  James me 19 pikë e 13 topa në tabelë.

Golden State shënoi fitoren e tretë radhazi në NBA. Skuadra e Ëarriors mundi Portland me rezultatin 127-104. Stephen Curry u duk i përgjumur në pjesën e parë të ndeshjes kur shënoi vetëm 5 pikë. Në periodën e tretë ai u shfaq krejtësisht ndryshe duke shënuar 23 pikë, 15 nga të cilat nga distanca, për të drejtuar skuadrën e Golden State drejt një fitoreje të thellë. Për Warriors u dalluan gjithashtu edhe Ian Clark me 22 pikë dhe Kevin Durant me 20 pikë.

San Antonio Spurs u ndal më në fund. Skuadra teksane pësoi humbjen e parë sezonale dhe kjo ndodhi në parketin e saj, në AT&T Center përballë Utah 91-106. Ai që mori përsipër të drejtojë Jazz drejt suksesit ishte George Hill me 22 pikë të shënuara. Leonard shënoi 30 pikë, por këtë radhë ai nuk mundi dot të ndihmojë San Antonion të evitojë humbjen.

Në ndeshjet e tjera të NBA, spikat fitorja e tretë radhazi e Detroit që mposhti New York 102-89, ndërsa Miami mundi Sacramenton 108-96 pas kohës shtesë.

Top Channel