Iowa, qëllohen për vdekje dy oficerë policie. Iu zu pritë

02/11/2016 00:00

Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje pas një prite të zënë në Des Moines, në Iowa.

Zyrtarë të policisë kanë njoftuar se kanë nisur kërkimin e të dyshuarit apo të dyshuarve, edhe pse detajet në duart e oficerëve janë të pakta, duke pasur vetëm një përshkrim të shkurtër të automjetit, sipas Paul Parizek, një përfaqësues i Policisë së Des Moines.

Oficeri i parë i vrarë i është përgjigjur një raportimi për të shtëna vetëm pak pas orës 1 të mesnatës në periferinë e Des Moines, Urbandale, ndërsa thuhet se ka mbetur i vdekur teksa ishte i pashoqëruar në automjetin e tij të patrullimit.

Oficeri i dytë ka ardhur në ndihmë të tij, sërish në përgjigje të incidentit të parë, por edhe ky ka mbetur i vdekur. Deri më tani dihet se dy oficerët janë qëlluar në vetëm harkun kohor prej 20 minutash.

Policia thotë se janë ende në procesin e sigurimit të informacionit mbi agresorin apo agresorët.

Top Channel