E merr peng për t’i vjedhur drutë e zjarrit

02/11/2016 00:00

Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit, pasi ka vjedhur 15 m3 në banesën e një shtetasi, duke e mbajtur peng për dy orë këtë të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdove, ku Fation Bono, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimit kundër personit, ka përdorur dhunë fizike mbi I.M, 35 vjeç. Nën kërcënimin e armës, Bono ka përvetësuar 15 m sterë dru zjarri nga banesa e tij, dhe e ka mbajtur të izoluar për rreth dy orë.

I riu është shpallur në kërkim pas kallëzimit të 35-vjeçarit, nën akuzën e vjedhjes me dhunë dhe heqjes së paligjshme të lirisë.

Top Channel