Tiranë, avari në nënstacionin e Selitës; në zonë mungon energjia

01/11/2016 00:00

OSHEE ka njoftuar mbrëmjen e kësaj të marte ndërprerjen e energjisë në disa zona të kryeqytetit.

“Katër fidra që lidhen me nënstacionin e Selitës, në Tiranë, kanë pësuar avari për shkak të mbingarkesës, si pasojë e daljes jashtë funksionit të nënstacionit qendror, i cili këto ditë po zhvendoset”, thuhet në një komunikatë për shtyp.

Në njoftim bëhet me dije se, brigadat e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për rregullimin e defektit, të verifikuar rreth orës 20.00.

“Një pjesë e zonave që furnizohen nga këto fidra kanë marrë energji elektrike. OSHEE po e ndjek me përparësi situatën, duke kërkuar ndjesë dhe mirëkuptim”, vijon njoftimi.

Top Channel