Klose jep lamtumirën, asistent i ri në stolin gjerman

01/11/2016 00:00

Lazio-Fiorentina e 15 Majit të kaluar ishte ndeshja e fundit në karrierën e Miroslav Klose. Ëndërronte të bëhej trajner në federatën gjermane dhe duket se “panzerat” e kanë kënaqur edhe pse me një rol jo primar, duke e vendosur në krah të Joakim Lëv si asistent i kampioneve të botës.

Pasi e ndihmoi të fitonte Botërorin 2014, Klose do të përdorë eksperiencën e tij edhe në drejtimin teknik të kombëtares gjermane të futbollit.

Në CV-në e tij të pasur flitet qartë: 137 ndeshje me fanellën e “Di Manshaft” i parakaluar vetëm nga Lotar Mateus, dhe me 71 gola të shënuar. Miroslav Klose ka marrë pjesë në 4 Botërorë dhe 3 Europianë në total.

“Në kombëtaren gjermane kam festuar sukseset e mia më të mëdha të cilët nuk do t’i harroj kurrë. Më pëlqen që po rikthehem në dispozicion të federatës. Doja të mbetesha në qarkullim por ta bëja në një perspektivë të re, të një trajneri që lexon lojën, zhvillon strategji dhe taktikë”, tha Miroslav Klose.
 
Ndeshja e parë e tij në pankinë në krah të trajnerit Lëv do të jetë në 11 nëntor në Serravale kundër San Marinos.

Top Channel