Serbia liron kryepolicin e Mitrovicës, Nehat Thaçi

01/11/2016 00:00

Autoritetet serbe të drejtësisë kanë liruar nga paraburgimi një prej oficerëve më të lartë të Policisë së Kosovës, konkretisht kryepolicin e Mitrovicës së Veriut, i cili u dënua një muaj më parë pasi iu ngrit akuza për terrorizëm.

Televizioni shtetëror serb thotë se Nehat Thaçi është liruar këtë të martë, pasi prokurorët tërhoqën hetimin e nisur ndaj tij. Thaçi u arrestua pasi kaloi kufirin nga Kosova drejt Serbisë në fund të muajit të shtatorit, duke dhënë sinjalin e radhës të tensioneve në vazhdim në dy vendet e Ballkanit. Kosova dhe drejtuesit e saj më të lartë kanë protestuar kundër arrestimit të tij.

Edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë që prej vitit 2008, pas luftës së viteve 1998-’99 që u zgjidh me ndërhyrjen e NATO-s, Beogradi vijon të refuzojë njohjen e shtetit më të ri në rajonin juglindor të Europës, megjithatë i është bashkuar bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve, me synimin për të avancuar edhe me aspiratat për anëtarësim në bllok.

Top Channel