Bota e sportit nuk qëndroi aspak indiferente ndaj festës së përvitshme të Halloween-it. Një pjesë e mirë e emrave më të njohur në disiplina të ndryshme u përfshinë në atmosferën e Halloween duke veshur maska të ndryshme.

Tenistja kanadeze, Eugenie Bouchard vendosi të shndërrohet për një natë në Kim Kardashian duke rikrijuar një prej fotove më të famshme të kësaj të fundit.

Dollari ishte tema e festës për Floyd Mayweather që fare mirë mund të cilësohet si “Money Man”. Boksieri nuk habiti askënd teksa u shfaq i veshur me një kostum të qepur  pikërisht me kartëmonedha.

Iu bashkëngjit festimeve edhe Carolina Wozniacki që ishte brenda një kungulli gjigant, simboli i Halloween-it.

Heather Watson preferoi të vihet në rolin e Lara Croft, ndërsa tenistja Serena Williams preferoi një veshje të diskotekave të viteve 80. Amerikania ishte e shoqëruar edhe nga Lewis Hamilton i cili u prezantua në rolin e The Joker.

Nuk i rezistoi tundimit për të festuar Halloween-in as Gary Lineker i veshur si një lloj vrasësi, ndërsa ish-futbollisti Christian Vieri preferoi që për një moment të shfaqej si pjesëtar i skuadrës speciale ushtarake SWAT.

FOTO GALERI
1/13
Eugenie Bouchard e shoqëruar nga një mike e saj

Top Channel