Zyrtare, De Boer largohet nga Interi

01/11/2016 00:00

Tashmë është zyrtare, Frank De Boer lë pankinën e Interit. Klubi zikaltër nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur zgjidhjen e kontratës me trajnerin holandez dhe caktimin e trajnerit të skuadrës së të rinjve, Stefano Vecchi.

Aventura e De Boer në stolin e Interit nisi në 9 gusht për t’u mbyllur pas vetëm 2 muajsh. Fatale për holandezin ishte humbja në Genova ndaj Sampdoria-s, disfata e 4 në 5 ndeshjet e fundit.

Frank De Boer bëhet trajneri i 8 që nga viti 2010 që largohet nga pankina e Interit. Përpara tij, këtë fat e kanë pasur edhe Benitez, Leonardo, Gasperini, Ranieri, Stramaccioni, Mazzari e Mancini.

Interi këtë të enjte do të luajë ndaj Southampton dhe për këtë ndeshje, në stol do të jetë Stefano Vecchi i skuadrës së të rinjve. Më pas në këtë detyrë do të përcaktohet Stefano Pioli, i cili është  kthyer nga SHBA. Për ish-trajnerin e Lazio-s është gati një kontratë që skadon në qershor të vitit 2018.

Top Channel