Meta: Sistem monitorimi për zbatimin e raporteve për Parlamentin

01/11/2016 00:00

Sistemi i monitorimit parlamentar për zbatimin e raporteve vjetore të institucioneve të pavarura është mjaft i nevojshëm, është shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta në tryezën e organizuar me institucionet e pavarura. Instrumentet e kontrollit parlamentar janë shtuar tha ai.

“Kanë shtuar instrumentet e kontrollit parlamentar. Në shqyrtimin e raporteve vjetore, shqyrtimi dhe miratimi i rezolutave të cdo institucioni janë fushat ku ka vend për më tepër progres. Është i nevojshëm sistemi i monitorimit parlamentar për zbatimin e raporteve të institucioneve të pavarura. Që të kenë një zgjidhje të garantuar institucionale. Të riafirmonim detyrimin kushtetues dhe anganzhimin tonë për të qënë garant pjesë e mekanizmit që siguron integritetin dhe garancinë e institucioneve kushtetuese të pavarura”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit tha se reforma në drejtësi është akti më i rëndësishëm dhe shembull i përfshirjes së shumë institucioneve të pavarura. “Reforma në drejtësi si akti më i rëndësishëm ishte shembull i përfshirjes së shumë institucioneve kushtetuese e të pavarura dhe pa dyshim me suksesin e pritshëm është mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi i institucioneve tuaja”, tha Meta.

Top Channel