Arrestohen 7 shoferë, policia: Të dehur ose pa patentë

01/11/2016 00:00

Drejtoria e Policisë Rrugore njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka  arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga të cilët  3 në gjendje të dehur dhe 4 pa Leje Drejtimi.

Po ashtu janë pezulluar 53 Leje Drejtimi  për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit për shpejtësi tej normave të lejuara, dhe shkelje të tjera.

Në të gjithë vendin  janë marrë 202 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit dhe 291 masa për shpejtësi tej normave të lejuara. 61 masa janë marrë për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe 40 masa për ata që nuk vendosin  kaskën mbrojtëse në motor.

Policia lajmëron se edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimin e rreptë të Kodit Rrugor.

Top Channel