Halloween në Tiranë; Festa nis në shkolla e vijon në klubet e natës

31/10/2016 00:00

Sipas gojëdhënave data e ringjalljes së shpirtrave që i paraprin ditës së të vdekurve po rritet gjithmonë e më shumë në përmasa si festë.

Në garë për kostumin më të bukur, apo karamelet më të mira, të parët që i gëzohen Halloween-it janë fëmijët.

“Karamele apo rreng” është refreni që fëmijët kërkojnë nëpër vizitat në familje të ndryshme, duke e përcaktuar këtë festë edhe si triumfin e sheqerit.

Duke qenë se festohet në vjeshtë ka si simbol kungullin dhe ngjyrën portokalli, ndërsa sa i përket preferencës së kostumeve ato janë të larmishme. Që nga merimangat, fantazmat, macet e zeza  apo shtrigat.

“Kalojnë në personazhe më shumë sesa në maska apo shtriga”, shpjegon Arbana Rica, organizatore e Halloween.

Çdo natë të 31 tetorit të vdekurit kërkojnë vëmendjen tonë. Për këtë arsye shumë vende festojnë Halloween-in.

Top Channel