Pamjet e shkatërrimit, tërmeti në Itali më i forti që nga viti 1980

31/10/2016 00:00

Pamjet e bëra publike nga Departamenti i Zjarrfikësve në Itali treguan të çarat në sipërfaqen e malit Redentore të ndodhur pranë epiqendrës së tërmetit që tronditi të dielën Italianë qendrore.

Lëkundjet e konsideruara si më të dhunshmet prej një çerek shekulli në rajon, erdhën në vazhdën e një serie tërmetesh që prej dy muajsh, nuk po e lënë të qetë këtë zonë. Dëshpërimi i njerëzve arrin deri aty sa të thonë se aty, nuk kanë mbetur me ndërtesa historike në këmbë.

Mbi 15.000 vetë po qëndrojnë nëpër hotele apo kanë gjetur një sistemim të përkohëshëm pas tërmetit 6,6 ballësh, që nuk shkaktoi viktima e as të plagosur rëndë ndër të tjera edhe për faktin se një pjesë e banorëve ishin larguar ose flinin nëpër rulota pas lëkundjeve të tokës në muajin gusht, të cilat ishin më të lehta për një intensiteti, por vranë 300 vetë.

Në norcia, zjarrfikësit verifikuan dëmet e shkaktuara bazilikës se shekullit të 13 të Shën Benediktit, të cilës i ka mbetur vetëm fasada, si dhe katedralen e Santa Maria Argentea, me këmbanën e vjeter të dëmtuar keqas.

Nga verifikimi i pamjeve satelitore, Instituti Kombëtar Italian i gjeofizikës dhe vullkanologjisë ka dalë në përfundimin se toka në zonën e goditur nga tërmeti i fundit, mund të ulet më mbi 25 centimetra.

Tërmeti i ri ra në një shtresë që ishte sakaq aktive, çka i shtyu ekspertët të përdorin termin “infektim sizmik”. Ata nuk e parashikojnë dot me saktësi nëse do të këtë lëkundje të tjera, por shtojnë se rasti i vazhdimit të luhatjeve për një periudhë relativisht të gjatë pas goditjes fillestare, nuk është një fenomen i panjohur.

Top Channel