Shndërrimi i një reparti ushtarak në një resort sportiv

31/10/2016 00:00

Cilido që ka kaluar rrugës për në Skrapar, nëse ka kthyer kokën në të djathtë, shikimi i është ndeshur me ish-repartet e braktisur.

Por prej disa muajsh ka nisur puna per rivitalizimin e tyre. Për të asistuar në idenë e Blerinës, në këtë sipermarrje sociale, kanë ardhur edhe 4 studentë amerikanë, të cilët shprehen entuziast për formën që do të marrë i gjithë ky eko-park, i cili do të jetë i vetmi në i këtij lloji në Ballkan.

Cdo vit i tretë ka një detyrë për t’u angazhuar, dhe si fillim zgjedhin një rajon ku duan të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë. Kështu që të tërhequr nga tregimet e miqve të tyre të cilët kanë vizituar më parë Shqiperinë, ata zgjodhen pikërisht vendin tonë.

“Unë jam Cassidy 19 vjeç, në vitin e tret për matematikë dhe shkenca, në universitetin e Massachusetts. Roli im në skuadër është editimi i gjithë informacionit që ne marrim dhe gjithashtu kërkimi. Sepse në këtë fazë të projektit ne jemi duke marrë në intervistë shumë njerëz që banojnë këtu dhe duke patur në konsideratë të gjithë eksperiencat tona në parqe dhe resorte të ngjashme në Amerikë ne jemi duke finalizuar rezultatet e kërkimeve në terren. Arsyeja pse zgjodha  të  kontribuoja ne projektin “Albanian adventure resort” është sepse realizohej nga “Albania rafting grup”  dhe për faktin që unë kam bërë rafting dhe dua shumë sportet në natyrë direkt me tërhoqi vëmendjen”.

Projekti është krijuar me idenë e hojeve të bletës, ku personifikon 15 lloje sportesh të ndryshme gjithçka në këtë resort sportiv do të jenë e sinkronizuar me natyrën, ku edhe tarracat e ndërtesave do të jenë të gjelbëruara.

Secili në grup ka nje rol të rëndësishëm, në javën e tyre të parë ata ndajnë eksperiencat e tyre.

“Unë quhem Ben, jam 20 vjeç dhe studioj për inxhinieri mekanik . Roli im në skuadër është që të mbaj shënime e të jap ide në lidhje me aktivitete që mund të kryhen këtu, në mënyrë që ta bëjme sa më tepër atraktive për turistët. Arsyeja pse zgjodha Shqipërinë është se nuk kisha qenë ndonjëherë dhe se  nuk mendoja se do të më jepej ndonjëherë mundësia për të vizituar Shqipërinë dhe pse jo e mora këtë si një shans . Doja të bëja diçka me të vërtetë emocionuese dhe të re“.

Riciklimi i një reparti ushtarak në një qendër sportive, e cila do të shërbejë njëkohësisht për zhvillimin e zonës pranë kanioneve të Osumit, por edhe për turizmin.

Xhuljano Hysi është 23 vjeçari nga Skrapari, i cili ka studiuar për menaxhim-turizëm, dhe mendon se ky atraksion turistik do të mund të sjellë vende pune për banorët.

Kjo nismë është një projekt, i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve i cili pritet të hap dyert për të gjithë vizitorët këtë pranverë, për të ndjerë adrenalinë me sportet e panumërta.

Top Channel