Sulmi mbi Mosulin, trupat irakiane shumë afër qytetit

31/10/2016 00:00

Trupat irakiane po i afrohen periferisë lindore të Mosulit. Ushtaret ndodhen tashmë  vetëm një kilometër e gjysmë larg qytetit të dytë më të madh të vendit dhe po përgatiten të hyjnë në atë që ka mbetur fortesa e fundit e rëndësishme e Shtetit Islamik në Irak.

qytetit pas mësymjes së nisur mëngjesin e sotëm.

Korrespondentët e huaj që udhëtojnë me forcat e Bagdadit, thonë se sulmi nuk kaloi pa rezistencë dhe se autokolona e ushtrisë u shënjestrua nga makina-bomba.

Trupat që lëviznin me autoblinda Humvees, tanke e deri dhe me buldozerë, janë mbështetur nga ajri prej avionëve të koalicionit anti-ISIS, të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrja e fshatit nuk kërkoi veçse disa orë kohe. Objektivi tani është vetë Mosuli. Një oficer i lartë i tha “Associated Press” se qëllimi është hyrja në qytet mbrëmjen e së hënës, ndërsa një tjetër u shpreh për “Reuters” se trupat irakiane janë duke luftuar tashmë në lagjen Karama.

Top Channel