Shkodër, sekuestrohen 27 kg kanabis, arrestohet një 48 vjeçar

31/10/2016 00:00

Policia në Shkodër ka sekuestruar 27 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa, gjatë  kontrollit të një automjeti, i cili nuk i ishte bindur urdhrit për të ndaluar.

Bashkë me sasinë e sekuestruar është arrestuar shtetasi Aleksandër Malaj, 48 vjeç, banues në Malësi të Madhe, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Skëndërbeg”, ku brenda makinës u gjet lënda narkotike e fshehur në tre thasë.

Top Channel