Fier, aksidentohet autobusi i ekipit të Bylisit
31/10/2016 00:00
Autobusi i ekipit të futbollit të Bylisit është aksidentuar këtë të hënë në lëvizje e sipër, pranë qytetit të Fierit.
Nga të dhënat e fundit mësohet se autobusi është përplasur me një mjet tip “Benz” me targë “AA 489 MI”.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Portëz dhe për pasojë 5 futbollistë janë plagosur lehtë.
Ndërkohë, ndeshja me Lushnjen është shtyrë për të martën.
Top Channel