Pezullimi i Vetting-ut, raportuesit e KiE te Manjani

31/10/2016 00:00

Gjashtë ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ngriu zbatimin e ligjit të Vetting-ut, në kuadër të reformës në drejtësi, raportuesit e Këshillt të Evropës kanë kërkuar më shumë infromacion mbi situatën pranë ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Gjatë takimit me raportuesit Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, Manjani deklaroi se në rrafshin politik është hedhur një hap shumë i rëndësishëm përsa kohë nuk kishte ndasi për votimin e reformës në drejtësi.

Ndërsa sa i takon implementimit të reformës, e cila duhet të niste pikërisht me ligjin e pezulluar të Vetting-ut, duhet të pritet mendimi i Komisionit të Venecias.

Zbatimi i ligjit të ri për kompensimin e ish-pronarëve ishte një tjetër çështje për të cilën u interesuan zyrtarët e Këshillit të Evropës gjatë takimit me ministrin Manjani.

Top Channel