Krujë, grabitet një tjetër karburant

31/10/2016 00:00

Vetëm dy orë para vjedhjes së karburantit tek mbikalimi i Rinasit, një tjetër biznes i tillë ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kombëtare Krujë- Krastë, rreth orës 01.10 të së hënës.

Tre persona të maskuar dhe me armë kanë kërcënuar punonjësin e një karburanti ku i kanë marrë lekët e xhiros, rreth 10 mijë lekë.

Sipas policisë, autorët janë larguar me një mjet tip Audi A3, ngjyrë gri e errët, me targë AA 771 JG. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel