Himarë, protestë kundër prishjes së objekteve; banorët flasin greqisht

31/10/2016 00:00

Ka nisur në Himarë protesta për të kundërshtuar prishjen e 19 objekteve në qendër të qytetit, në kuadër të projektit të rikualifikimit urban të zonës së Spillesë.

Himariotët i janë drejtuar kreut të bashkisë në gjuhën greke: Zoti Goro, jeni krenar që keni ndjekur nga Himara 4 familje deri tani? Sa të tjera doni të ndiqni? Këtë quani ju Rilindje?

Drejtuesit e protestës u kanë bërë thirrje himariotëve të jenë të bashkuar, sepse vetëm kështu nuk do mund askush të marrë tokat e stërgjyshëve.

Me banderola në duar ata kanë kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve të tyre, duke thënë se do të flijohen përpara objekteve. Protesta po hvillohet para Bashkisë së Himarës.

Top Channel