Kylie Jenner, femra më seksi këtë Halloween

30/10/2016 00:00

Një nga motrat e familjes së madhe Kardashian, Kylie Jenner, është cilësuar nga mediat rozë si vajza e veshur më bukur për festën e Halloween.

19-vjeçarja ka sjellë edhe njëherë epokën e këngëtares Kristina Aguilera në vitin 2002 ku me flokët e gjata bionde, makiazhin e rëndë dhe pirsing në fytyrë, ajo ishte një nga seks simbolet e asaj periudhe.

Veshja që nuk i linte aspak vend imagjinatës po ashtu zbuloi linjat perfekte të Kylie Jenner. Ngjyrat në veshjen e saj kombinoheshin më së miri me të dashurin që e shoqëron kudo, pikërisht reperin Tajga.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel