Chelsea, 1 pikë larg kreut

30/10/2016 00:00

Bëhet gjithmonë e më e apasionuar lufta për titullin në kampionatin anglez të futbollit. Chelsea u imponua me meritë 2-0 në fushën e Sauthempton në javën e 10 të Premier Ligës duke ndezur edhe më shumë garën për trofeun më të lakmuar.

Ky sukses i bluve të Londrës, e çon skuadrën e trajnerit Antonio Conte vetëm 1 pikë larg kreut të trefishtë që përbëhet nga Manchester City, Arsenal dhe Liverpool.

Sauthempton u dorëzua nga diferenca në kualitet me Chelsean që harroi shpejt eliminimin në Kupë. Zhbllokoi garën belgu Eden Hazard dhe dyfishoi rezultatin sulmuesi Diego Costa me një të djathtë të bukur që fitoi dhe duartrokitjet e trajnerit.

Në sfidën tjetër të së dielës, u bë protagonist një ish-lojtar i Chelseat.  Lukaku shënoi golin e parë dhe ofroi asistin për rrjetën e dytë të Evertonit në portën e West Ham.

Me suksesin e inspiruar nga belgu, “tofees” janë 5 pikë larg kreut ndërsa “hammers”, 3 pikë mbi zonën e rënies.

Top Channel