Berat, plagoset nga fqinjët i riu pas grindjes për plehrat

30/10/2016 00:00

Një i ri është plagosur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Beratit. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, dy vëllezër e kanë sulmuar 20-vjeçarin pas një konflikti për plehrat e hedhura në lagje.

Ata e kanë akuzuar të riun se nuk i hidhte mbeturinat në koshin e plehrave, por në rrugicën e lagjes “Kala”. Në sherr e sipër, njëri nga vëllezërit ka shkuar në shtëpi, ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë në bark 20-vjeçarin, Ëngjëllush Agalliu, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

I plagosuri është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia, pasi ka mbërritur në vendngjarje, ka arrestuar dy autorët.

Top Channel