Ndëshkimi i shoferëve: 8 të arrestuar dhe mbi 500 masa administrative

30/10/2016 00:00

8 drejtues mjetesh të arrestuar dhe mbi 500 masa të ndryshme administrative janë rezultatet e punës së Policisë Rrugore gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin.

Në kuadër të planit të masave për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në të gjithë vendin janë organizuar pika kontrolli. Nga 8 të arrestuarit, 6 prej tyre janë ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerë ishin pa leje drejtimi. Nga totali prej 500 masash administrative, shumica e tyre janë vendosur për mosvendosje të rripit të sigurimit, shpejtësi tej normave të lejuara dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Më herët, ishte vetë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, që me postimin e një videoje në rrjetin social Facebook tregonte pasojat e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit dhe në mënyrë të veçantë të semaforit.

Top Channel