Higuain ndëshkon ish-skuadrën, i jep fitoren Juves

29/10/2016 00:00

Juventusi fiton përballjen e madhe të javës së 11 me Napolin të cilin e mundi me rezultatin 2-1. Pas një pjese të parë të barabartë 0-0, në fillimin e së dytë Bonuci zhbllokon sfidën, një avantazh që zgjat shumë pak minuta.

Callejon barazpeshon gjithçka. Gjithsesi epërsia e skuadrës së Allegrit ka sjell sërish avantazhin tek kampionët e Italisë me të përhershmin Gonzalo Higuain që me golin në minutën e 71-të i jep këto 3 pikë të rëndësishme Juventusit.

Bardhezinjtë tani kryesojnë me 27 pikë pas 11 javësh dhe shkëputet sërish me 5 pikë mbi Romën e vendit të dytë e cila ka një ndeshje më pak.

Top Channel