Mundje, Tirana shpallet kampione e vitit

29/10/2016 00:00

U zhvillua këtë të shtunë, në sallën kryesore të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë, Kampionati Kombëtar i Mundjes për të rinj, në stilin e lirë dhe atë greko-romak.

Ky aktivitet vjen fill pas 4 medaljeve të fituara nga mundësit shqiptarë në Kampionatin Ballkanik për moshat nën 15, në Bursa të Turqisë.

Në këtë kampionat ra në sy lufta e fortë dhe pjesëmarrja e gjerë e ekipeve si Tirana, Teuta, Vllaznia, Kukësi, Korabi, Tërbuni, Burreli, Flamurtari, Besëlidhja, Vlora Wrestling, Olimpik G, Kamza, etj.

Në përfundim të aktivitetit ekipi i Tiranës u shpall kampion për vitin 2016, si në stilin e lirë edhe në atë greko-romak, përkatësisht me 32 dhe 36 pikë. Në klasifikimin individual për mundjen e lirë u renditën (si më poshtë) kampionët e vitit:

1 – Oltjan Bardhi – 50 kg (Tirana)
2 – Emanuel Çekrezi – 55 kg (Tirana)
3 – Elton Dunisha – 60 kg (Teuta)
4 – Eriglent Prizreni – 66 kg (Tirana)
5 – Orges Lila – 74 kg (Tirana)
6 – Hans Mara – 84 kg (Teuta)
7 – Kristjan Fiku – 96 kg (Vllaznia)
8 – Paris Karepi – 120 kg (Teuta)

Mundësi më i mirë i stilit të lirë u shpall Eriglent Prizreni i peshës 66 kg (Tirana), ndërsa në stilin greko-romak:

1 – Bajram Sina – 50 kg (Tirana)
2 – Tedi Llanaj – 55 kg (Flamurtari)
3 – Leonardo Frrokaj – 60 kg (Tirana)
4 – Kevin Kupi – 66 kg (Tirana)
5 – Ernest Muca – 74 kg (Beselidhja)
6 – Boris Frrokaj – 84 kg (Tirana)
7 – Jurgen Vlashi – 96 kg (Tirana)
8 – Qemal Lluka – 120 kg (Tirana)

Mundësi më i mirë i kësaj taktike u shpall Kevin Kupi, i peshës 66 kg i ekipit të Tiranës. Gjatë shpërndarjes së diplomave për kampionët, Federata nderoi me certifikatë mirënjohjeje dhe ish-mundësat kampionë të cilët kanë kontribuar në sportin e mundjes në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare ndër vite si Agim Deva, Skënder Naxhaku dhe Selami Kalaja.

Top Channel