Kakome, ndalohet gomonia me 3 shtetas turq në bord

29/10/2016 00:00

Strukturat detare të Drejtorisë së Policisë së Vlorës kapën mbrëmjen e së shtunës një gomone 12 metra të gjatë, e cila ishte afruar në bregdetin e Kakomesë.

Në bordin e gomones me tre motorë ishin tre shtetas turq, dy meshkuj dhe një femër, të cilët ishin nisur nga Lefkadha dhe kishin udhëtuar për në brigjet shqiptare.

Sipas policisë, gjatë 10 ditëve të fundit gomonia kishte tentuar dy herë t’i afrohej brigjeve shqiptare por ishte larguar gjatë ndjekjes. Në tentativën e tretë mjeti lundrues u kap pas një ndjekjeje të gjatë.

Ndërkohë, strukturat e policisë kanë nisur një aksion kontrolli në bregdet për të gjetur ndonjë ngarkesë të mundshme droge që mund të merrej.

Top Channel