Nishani dekoron klerikun nga Tropoja, Dervish Luzha

29/10/2016 00:00

Bamirësi dhe patrioti nga Tropoja, Dervish Luzha u nderua me titullin Nder i Kombit nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Nishani ia dorëzoi titullin pasardhësve të familjes në një ceremoni pranë tyrbes së Luzhës, në Tropojë.

Presidenti vlerësoi figurën e klerikut për vlerat e veçanta, jo vetëm në shërbim të njerëzimit por edhe të atdheut.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare, politikanë dhe banorë të Tropojës.

Top Channel