Atletico nuk gabon ndaj Malagës

29/10/2016 00:00

Ateltico Madrid arrin të kalojë edhe pengesën Malaga, pasi skuadra e Simeones fitoi 4-2 duke mbajtur hapin me Realin kryesues. Carrasco dhe Gameiro realizuan që të dy dopietë duke bërë që skuadra e tyre të shkojë në kuotën e 21 pikëve.

Në pjesën e dytë, Savic u përjashtua nga loja dhe Malaga ngushtoi epërsinë e vendasve duke ngjallur frikë mes tifozëve, por Simeone organizon skuadrën dhe arrin të administrojë mirë epërsinë dhe në minutat e fundit shënojnë edhe golin e katërt.

Më herët gjatë ditës, Sevilla u ndal nga Gijoni në një ndeshje që u mbyll 1-1. Ky hap fals i Sevillës i dha mundësinë Atleticos që të marrë vendin e dytë në klasifikim.

Top Channel