Dortmund harron të fitojë, ja çfarë bëjnë tifozët verdhëzi

29/10/2016 00:00

Dortmund harron të fitojë. Skuadra e Tuchel nuk arrin të marrë tre pikë as në derbin ndaj skuadrës së Schalkes, që duket se ka rigjetur formën e mirë pas një starti shumë të dobët në kampionat.

Verdhezinjtë barazuan pa gola në shtëpi, në një ndeshje as afër nivelit të asaj çfarë jemi mësuar të shohim.

Dortmund nuk fitojn në kampionat që me Freiburgun, ndeshje që u zhvillua më 23 shtator dhe janë në kuotën e 15 pikëve pas 9 javësh, ose 8 më pak se lideri Bayerni.

Një pjesë e parë për t’u harruar për Dortmund që nuk arrin të rrezikojë për asnjë moment miqtë, ndërsa në pjesën ishte shtylla ajo që i mohoi golin Dembeles.

Ky ishte edhe rasti më i mirë për Dortmund që të merrte tri pikë të reja, por i duhet të kënaqet vetëm me një. Ndërsa Schalke vijon me rezultate pozitive duke mos njohur humbje prej 4 javësh.

Megjithatë, spektakli është në tribuna, aty ku tifozët e Dortmund arrijnë t’i marrin banerët e tifozëve rivalë, një gjest ky që është një ofendim i madh për grupin e tifozëve te Schalkes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel