Arsenali shkatërron Sunderland

29/10/2016 00:00

Arsenali konfirmohet si skuadra me sulmin më të mirë në Premier League. “Topçinjtë” e Londrës shkatërruan Sunderlandin në fushën e këtij të fundit me rezultatin 4-1 ku protagonistë u bënë Alexis Sanchez dhe Oliver Giroud.

Kiliani e hapi serinë e golave për Arsenalin në minutën e 17, gol që mbeti në fuqi deri në përfundim të pjesës së parë. Në 45 minutat e dyta, Sunderlandi barazoi shifrat në 1-1 me një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga Defoe.

Pas këtij goli Arsene Wenger hodhi në fushën e lojës Oliver Giroud, lëvizje që rezultoi e suksesshme pasi francezi nuk vonoi shumë dhe shënoi 2 herë në portën e Sunderland në minutat 71 dhe 76.

Llogaritë e sfidës u mbyllën pikërisht nga Sanchez që fiksoi shifrat në 4-1 për Arsenalin që e sheh veten në kuotën e 23 pikëve.

Top Channel