Kërcënoi me benzinë, gjykata lë në burg 54-vjeçarin

29/10/2016 00:00

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ‘arrest me burg me afat 30 ditë’ për 54 vjeçarin Kadri Çuka, i cili dyshohet si autor i vendosjes së një shisheje plastike me lëndë plasëse dhe fitil në derën e një lokali në kryeqytet.

Çuka nuk ka pranuar autorësinë e ngjarjes megjithse rezulton në një proces gjyqësor dhe në konflikt për pronësinë e lokalit që gjendet pas fakultetit të shkencave. Masa e sigurisë arrest me burg u kërkua nga organi i akuzës që është në përgjigje të disa ekpertizave ndërsa avokatja e 54 vjecarit kërkoi lirimin për mungesë provash.

Top Channel