Muzeu, “Djemtë e Gjirokastrës” protesojnë nëpërmjet fotove

29/10/2016 00:00

Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” ka protestuar në mënyrë demonstrative ndaj prezencës në njërin prej muzeumeve të qytetit të një pankarte që ilustron ngjarjet e vitit 1914 dhe krijimin e qeverisë autonome të Vorio Epirit.

Genti Labi përfaqësues i Forumit tha se pjesetarë të familjes së tij kanë qënë viktima të genocidit grek. Në mënyrë demostrative Forumi i ka mbivendosur pankartës një foto të luftetarëve të çetës së Labërisë.

“Te kjo stendë këtu shoh bandën që dogji gjithë jugun e Shqipërisë duke filluar nga Korça, Përmeti, Gjirokastra Delvina e Himara. Në 1914 kjo bandë dogji gjithë Kurveleshin përfshi dhe Kolonjën. Jam sot këtu te ky muze për të vendosur çetën e kapedanvë të Gjirokastrës dhe Labërisë”, thotë Genti Labi.

Forumi kërkon rikonceptimin e muzeumit mbështetur nga burime të historiografisë shqiptare.

Top Channel