PD, Zhupa: Rama, aferra korruptive me ligjin e mbetjeve

29/10/2016 00:00

Partia Demokratike akuzon kryeministri Edi Rama për aferrë korruptive për ligjin e mbetjeve dhe mungesën e transparencës.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa tha se rast flagrant është konçesioni për ndërtimin e impiantit të djegies së mbetjeve në Portëzs të Fierit.

“Çdo ditë po dalin në drite fakte të reja që vertetojnë se nxitimi i Edi Ramës për të miratuar ligjin e mbetjeve është thellsisht korruptiv. Rast flagrant është edhe koncesioni për ndërtimin e impiantit të djegjes së mbetjeve në Portëz të Fierit i miratuar me shpejtesi dhe në fshehtesi të plotë në muajin shtator. Firma fituese nuk ka asnjë eksperiencë në këtë fushë. Megjithëse është detyrim ligjor publikimi i kontratës, në portalin e prokurimeve publike   është  publikuar vetem një tip kontratë bosh. Në të nuk ka të përcaktuar sa eshtë vlera e investimit dhe as tarifat koncesionare. Nuk përcaktohet sa para do të përfitojë nga shtetit si subvencion,  por vetëm që detyrimi i Autoritetit Kontraktor për pagesën  fillon nga Data e fillimit të punimeve. E vetmja gjë e percaktuar është afati 6 vjeçare i koncesionit. Pra për 6 vjet do tu merret toka pronarëve për të ndërtuar një impiant për djegjen e mbetjeve të vendit dhe ato që Edi Rama shpreson të sjellë me ligjin e mbetjeve. Gjithçka është bërë në fshehtësi të plotë në mungesë transparence  dhe me shpejtësi marramendese. Ky është interesi i Edi Ramës dhe jo kompanitë e riciklimit që i përdor për të mbuluar aferat e tij korruptive me ligjin e mbetjeve”, tha Zhupa.

Top Channel