Vettel: Është shpejt për t’u gëzuar

29/10/2016 00:00

Ka nisur mjaft mirë fundjava meksikane për Sebastian Vettel, që pasi u rendit i dyti në sesionin e parë të provave të lira, arriti të vendoste kohën më të mirë në sesionin e dytë, duke lënë pas Hamilton, me vetëm 4 të mijtat. Por gjermani i “kokëkuqes” e di mirë që kjo nuk mjafton.

“Shkoi shumë mirë, por të mos harrojmë që këto kohë u vendosën vetëm të premten. Është shpejt për të gëzuar”, deklaroi Vettel. “Shpresojmë që të bëjmë mirë, duke qenë se vitin e shkuar edhe pse kishim një ritëm shumë të mirë, u tërhoqëm, si unë dhe Kimi. Duhet të presim dhe kualifikueset, por makina është e shpejtë”.

Raikkonen ndërkohë ka ruajtur një ritëm të mirë në dy sesionet e para, kur në të parin u rendit i treti dhe në të dytin zuri vendin e katërt. “Nuk shkoi keq. Bëmë disa testime aerodinamike, por nuk e dimë se sa do të funksionojnë”, u shpreh finlandezi.

Top Channel