MotoGP në Malajzi, Dovizioso në “pole position”

29/10/2016 00:00

Andrea Dovizioso do të jetë ai që do të nisë garën e Malajzisë nga “pole positon” në Botërorin e MotoGP. Piloti italian i Ducatit rezultoi me fat në sesionet e provave kualifikuese që u zhvilluan në pistë të lagur nga reshjet e shiut duke e përshkuar pistën e Sepangut me 2 minuta 12 sekonda e 485 të mijtat, kohë e cila rezistoi deri në fund.

Në vendin e dytë u pozicionua Valentino Rossi me Yamahan me 2 të dhjetat më shumë se bashkëkombësi i tij. E plotëson vijën e parë të nisjes, piloti tjetër i Yamahës, Jorge Lorenzo, koha e të cilit ishte 3 të dhjetat më e lartë se ajo e Andrea Dovizioso-s.

Kampioni i Botës në MotoGP, Marc Marquez, këtë radhë u detyra të kënaqej me vendin e katërt në provat kualifikuese. Bëri një paraqitje të mirë në provat zyrtare në garën e Malajzisë edhe Andrea Iannone i rikthyer pas dëmtimit të pësuar, me italianin e Ducatit që shënoi kohën e 6 më të mirë duke lënë pas britanikun Crutchlow.

Top Channel