14 klube italiane nën hetim, thyen kodin sportiv

29/10/2016 00:00

14 klube italiane të futbollit janë vënë nën hetim nga Gjykata Federale për thyerje të Kodit të Drejtësisë Sportive dhe të rregullores për agjentët e futbollistëve.

Lajmi u konfirmua nga Federata Italiane e Futbollit nëpërmjet një komunikatë për shtyp ku vihen në dukje edhe emrat e drejtuesve te futbollistëve të klubeve të përfshirë në këtë hetim. Është Prokuroria e Napolit ajo që ka nisur këto hetime nën kodin “Fuorigioco” , në qendër të të cilëve janë vënë 64 futbollistë, agjentë e drejtues klubesh për evazion fiskal dhe deklarata false të të ardhurave.

Në Komunikatën e Federatës Italiane të Futbollit lexohet se mes klubeve që janë në hetim në lidhje me këtë çështje spikasin edhe Juventus, Inter e Napoli.

Top Channel