Euroleague basket, fitojnë Barcelona, Panathinaikos

29/10/2016 00:00

Pas dy disfatave radhazi, Barcelona arrin të kthehet te fitorja në Euroleague. Skuadra katalanase mundi me shumë vështirësi në parketin e saj skuadrën e Brose 78-74. Ishte një përballje e luftuar në çdo moment ku asnjë prej skuadrave nuk mundi të bënte diferencën e mjaftueshme për të qenë të sigurta drejt fitores që në fund shkoi për Barcelonën ku spikatën Perperoglu me 20 pikë dhe Rice me 19 pikë.

Fitoi edhe Panathinaikos që mundi Crvena Zvezdën me rezultatin 70-59. Skuadrës greke i mjaftuan 2 periodat e para për të vënë këtë ndeshje në drejtimin e dëshiruar, të cilat i mbylli me një diferencë prej 21 pikësh, 46-25. Skuadra serbe u zgjua disi pas pushimit por nuk mundi të bëjë gjë tjetër veçse të reduktojë deficitin e pikëve duke arkivuar këtë  disfatë në Athinë.

Në ndeshjet e tjera të Euroleague, Fenerbahce fitoi derbin turk me Galatasarajin 103-87, ndërsa Makabi Tel Aviv mundi Zalgiris në Lituani 87-74.

Top Channel