Mashtroi ortakun, në hetim biznesmeni italian

29/10/2016 00:00

Një biznesmen italian do të hetohet në gjendje të lirë për mashtrim, pasi i ka marrë një shumë parash ortakut të tij në biznes.

Sipas burimeve zyrtare, G. G, 52 vjeç në vitin 2014 i ka marrë me anë të mashtrimit N. M, 53 vjeç një shumë prej 2307 eurosh dhe nuk ja ka kthyer. Ky i fundit ka bërë denoncimin në organet e rendit.

Këta persona bashkëpunonin me njëri-tjetrin në një biznes fason, rrobaqepësi. Mbi italianin rëndon akuza e mashtrimit.

Top Channel