“Do ta qajmë Messi-n pas 5 vitesh”

29/10/2016 00:00

Teksa ka folur për lojtarët e tij te Manchester United dhe veçanërisht për minutat e pakta të aktivizimit të Michael Carrick, trajneri Mourinho ka marrë shembull Lionel Messi-n.

Pas 5 vitesh, kur Messi të shkojë në moshën 34-vjeçare ne të gjithë do ta qajmë atë. Nuk mund të luash në të njëjtat niveli si në moshën 25-vjeçare ashtu edhe në moshën 35 vjeçare, edhe pse më duhet të them se Carrick është fenomenal”, ka thënë Mourinho.

 Carrick ishte një prej lojtarëve më të mirë për United në ndeshjen që këta të fundit e fituan në mesjavë minimalisht ndaj City-t.

“Nuk mund pres gjërat e njëjta nga Carricku sikurse pres nga Marcus Rashford ose Ander Herrera, në një kohë prej katër ose pesë ndeshjes”, ka thënë Mourinho.

Top Channel