Lushnje, posedonte heroinë e kanabis, 21-vjeçari i ikën policisë

29/10/2016 00:00

Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim në Lushnje, ndërsa ka mundur t’i ikë policisë pas urdhërit për të ndaluar, madje ka mundur të largohet edhe pas njekjes që i është bërë, ndërsa posedonte lëndë narkotike në automjet.

Policia e Lushnjes ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet T.A. Sipas policisë, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa Pn 906 PHT, nuk u është bindur punonjësve të policisë së Komisariatit Lushnje për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.

Pasi është ndjekur nga punonjësit e policisë, personi në fjalë ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap në brendësi të fshatit Kashtëbardhë. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, ju gjetën 19 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan 13 doza lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 6 doza lëndë kanabis.

Policia sekuestroi edhe automjeti me të cilën udhëtonte 21-vjeçari pasi nga verifikimet e kryera dyshohet i trafikuar.

Top Channel